Këngëtarja shqiptare paralajmëron këngën e saj të fundit

Artistja shqiptare, Rezarta Shkurta ka bërë të ditur se është duke punuar në projektin e ri muzikor, i cili mund të jetë i fundit nga ajo.
“Po sikur t’ju them që do të jetë një këngë e fundit.. Mbyllje e një kapitulli sa të bukur aq edhe të vështirë për mua”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

Gjatë kësaj periudhe, pos zhvillimeve në jetën private, dramës së shkaktuar me arrestimin e më pas lirimin e bashkëshortit të saj, Ermal Hoxhës, e gjithë energjia e Rezartës ka qenë tek puna në studion e saj fotografike “Hera”.
Projekti i fundit nga Rezarta është “Gjysma ime”./21Media

Back to top button