Këputet vinçi gjatë punimeve në Shkabaj, lëndohet shtetasi nga Shqipëria

Një shtetas i Shqipërisë derisa ishte duke manipuluar me vinç, ai ishte këputur dhe i njëjti ka mbetur i lënduar.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur dje në fshatin Shkabaj të Obiliqit.

Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar, kurse personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë duke punuar afër një objekti i cili është duke u ndërtuar deri sa ishte duke vozitur kamionin kishte manipuluar në mënyrë të pa kontrolluar me vinç i njëjti iu kishte këputur kishte rënë dhe e kishte lënduar viktimën mashkull shtetas i Shqipërisë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./21Media

Back to top button