Keqpërdori detyrën zyrtare, arrestohet një person
Policia ka informuar se ka arrestuar të dyshuarin B.Xh., (1967), zyrtar i gjendjes civile në komunën e Ferizajt për dy vepra penale: ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe ka falsifikuar dokumentin zyrtar.
B.Xh dyshohet se ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile një person-qytetar me inicialet pa qen i njëjti i regjistruar në librin amzë.
“Me këtë veprim i dyshuari, nuk ka përfillur procedurat ligjore dhe udhëzimet administrative të regjistrimit fillestar të një personi në sistemin elektronik të gjendjes civile.”, ka informuar policia.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, në prezencë të avokatit të tij mbrojtës, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media