Keqpërdori seksualisht një të mitur në Pejë, ngrihet aktakuzë

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.L., i njohur edhe si H.Ç.

Kjo për veprat penale keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16-vjeçare dhe për veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës, i pandehuri kohë pas kohe ka ngacmuar dhe joshur me para, veshmbathje, gjera ushqimore një të mitur, të cilën e dërgon në një shtëpi ku banonte përkohësisht, ku fillon ta keqpërdor seksualisht.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Back to top button