“Keqpërdorim…”, Janina Ymeri thotë se ZRRE-ja nuk ka plan publik për vitin 2026…

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, në emisionin “Horizonti i Mesditës” të RTV21 ka folur lidhur me gjendjen e sektorit energjetik. Ajo për ZRRE-në tha se e njëjta nuk ka plan publik për vitin 2026.

Ymeri shtoi se çmimet e energjisë elektrike dhe rëniet e blloqeve po ndikojnë tek qytetarët që të paguajn shumë fish.

“Kjo është sëmundje, menaxhimi i sektorit energjetik e që ndikon drejtpërdrejt në ekonomi. Çmimet, rëniet e blloqeve, ne i paguajmë shumë fish, i paguajm në fakturat e energjisë elektrike edhe në çmimet që vinë tutje sepse lidhen me import. Nëse nuk ka rrymë duhet me importu, kur po importojmë ajo po na vie në faktura. ZRRE nuk ka plan për vitin 2026, nuk dinë, nashta ata e dinë por publikisht nuk i e kanë.”, u shpreh ajo.

Për mos transparencën nga ZRRE ajo tha se kjo ndodh për të pasur keqpërdorime./21Media

Back to top button