Kërcënime me vdekje ndaj yjeve të Bayernit

Policia po heton kërcënimet me vdekje ndaj tre superyjeve të Bayern Munichut. Robert Lewandowski, Manuel Neuer dhe Serge Gnabry thuhet se ishin në shënjestër në një letër anonime dërguar klubit gjerman për ndeshjen si mysafir i St Paul.
“Shpëtoni ligën, shpëtojeni sportin e futbollit. Zjarr dhe vdekje derrave të pistë të Bayernit”, shkruhet ndër tjera në këtë letër sipas mediave të huaj.

Policia në Hamburg po shqyrton shënimin për gjurmët e gishtërinjve dhe gjurmët e ADN-së me Bayernin dhe autoritetet gjermane të futbollit të vënë në gatishmëri.

Thuhet se St Pauli ia ka dorëzuar letrën policisë pasi e ka marrë më 12 janar. Bayern ende nuk ka komentuar për këtë çështje./21Media 

Back to top button