Kërcënohen dy pjesëtarë të KFOR-it në Prizren
Dy pjesëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.
Për portalin rtv21.tv rasti është konfirmuar nga sëdhënësi Shaqir Bytyqi, tha se dy të dyshuarit janë arrestuar.
Bytyqi tutje ka treguar se, janë bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve, në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur një pushkë dhe municion.
”Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marre informatën se ne fshatin Lubiqev dy persona të dyshuar i kanë kanosur pjesëtaret e KFOR-it Italian të cilët ishin për vizitë në atë fshat. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas njeri nga te dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ,,se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”. E më pas të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të Prizrenit. Nga policia I njëri nga të dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa i me vone edhe i dyshuari i dyte eshte arrestuar. Janë bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve, në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjet nje pushkë dhe municion. Pas intervsitimit, me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, tha Bytyqi./21Media