Kërcënohet Islam Pacolli
“Kanosja ka qenë përmes SMS dhe ka qenë jashtëzakonisht shqetësuese”
Deputeti i Kuvendit të Kosovës është kanosur gjatë ditës së djeshme nga një person.
Pacolli ka thënë se ai dhe familja e tij është kanosur përmes një SMS në telefon. “Kanosja ka qenë përmes SMS dhe ka qenë jashtëzakonisht shqetësuese. Unë e kam paraqitur rastin në polici pasi që jam kanosur unë dhe familja ime”, ka treguar Pacolli për Kallxo.com.
Ai tutje ka shtuar se nga informacionet që ka personi, i cili e ka kanosur atë e i cili sipas tij është i njohur për policinë ende nuk është dorëzuuar në polici.
“Rasti është praqitur në polici dhe mendoj se është detyrë e organeve të drejtësisë të merren me të”, u shpreh Pacolli.
Rasti i këtij raportimi të kërcënimit ishte raportuar edhe nga policia në raportin ditor.