Kërcënoi anëtarët e familjes, arrestohet 54-vjeçari

Në orët e paraditës së sotme hetuesit policorë në kuadër të Stacionin Policor “Jugu” në Mitrovicë, kanë arrestuar një 54 vjeçar pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur anëtarët e familjës.
Gjatë veprimeve të zgjeruara hetimore hetuesit policorë pas një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet J.Sh, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të shkurtë të llojit pistoletë.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit.
Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit J. Sh., 54 vjeçar, me vendim te prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat “Kanosje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”./21Media

Back to top button