Kërcënoi nënën, arrestohet 27 vjeçari

Një 27 vjeçar nga Ferizaj është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:30 i dyhuar për një rast të dhunës në familje.
Policia ka njoftuar se i ka marrë veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje të cilët e kanë arrestuar personin A.Th (M.K) i moshës 27 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë në familje duke e kanosur nënën e tij të moshës 62 vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje”./21Media

Back to top button