Kërcënoi përmes telefonit, arrestohet i dyshuari

 
Është arrestuar sot një person, i cili dyshohet se e ka kërcënuar me mesazhe telefonike një person në Prizren.
“Një qytetarë e informoj policinë se nga data 05 janar 2021, kanosej nga një person i dyshimtë përmes telefonit. Hetuesit e stacionit policor Prizren-Veri, duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm kanë arritur të identifikojnë të dyshimtin dhe të njëjtin e kanë ndaluar në intervistë”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se hetuesit gjatë intervistës kuptuan së i dyshuari dhe viktima kishin një mosmarrëveshjeve të mëhershme dhe për këtë shkak i dyshimti kishte kanosur viktimën
Për këtë rast pas intervistimit u ndalua i dyshuari. Në lidhje me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button