Kërcënon Erdogan!

“Evropa do të paguajë rëndë çmimin e saj”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha sot se Evropa ndodhet në një situatë ku ka marrë fund, të rraskapitur, por do të paguajë rëndë çmimin e saj.

“Në këtë proces është shkatërruar gjithçka që kanë pretenduar se kanë mbrojtur për shekuj. Duhet të dini si të tillë, se sot përpara syve të miliarda njerëzve Evropa është qendra e presionit, dhunës, nazizmit dhe jo e demokracisë, e të drejtave dhe lirive të njeriut. Partitë raciste po i përdorin në majë të gishtave liderët evropianë dhe qeveritë evropiane. Tashmë Evropës nuk i ka mbetur asnjë fjalë që të shprehet, as kundër botës dhe as kundër nesh. Përballë nesh ka një kontinent të kalbur në çdo aspekt”, tha Erdogan.

Erdogan shtoi se përpara Parlamentit zviceran, “hapën një pankartë të madhe, ku mbi të ndodhej fotografia ime dhe një armë që drejtohej mbi të. Shprehjet ‘vrisni Erdoganin‘ kë do vrisni? Ne kur jemi nisur në këtë udhë kemi veshur qefinin. Ne kemi besuar se ka një fat mbi fatin, gjë e cila tek nuk ekziston”.

Back to top button