Kërkesa kosovareve për përfshijë në juridiksionin për Tribunalin e ish-Jugosllavisë, Williams: Arsye për këtë ishte Masakra e Reçakut

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, ish këshilltari i delegacionit të Rambujes tha se atij i është kërkuar nga Fehmi Agani që të përpilohet tekst të kuptueshëm për Tribunalin e Ish- Jugosllavisë.

“Për kontekst të më tejshëm gjatë dy ditëve të para, sa isha në kështjellë, më ftuan që t’i jepja një prezantim delegacionit kosovar për katër tema. Tema e katërt ishte juridiksoni dhe aktivitetet pra hetimet, aktakuzat e Gjykatës së Tribunalit për Ish-Jugosllavinë. Të gjithë anëtarët e delegacionit ishin të pranishëm, kjo përfshinte edhe mësime që kishin nxjerrë nga koha kur unë punoja si këshilltar ligjor për boshnjakët në Marrëveshjen e Daytonit”, tha Williams.

Kur u pyet se pse i është kërkuar një gjë e tillë , Williams tha: Jurdiksioni dhe aftësia e Tribunalit për ish-Jugosllavinë ishte e rëndësishme për disa arsye, konteksti konkret specifik menjëherë përpara bisedimeve ishte Masakra e Reçakut”./21Media

Back to top button