Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, arrestohet në aeroport një 59-vjeçar

Një shtetas i Shqipërisë u arrestua mbrëmë rreth orës 23:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar.

Policia informoi se i arrestuari është personi me inicialet M.M, 59 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë,

“Përderisa personi në fjalë është dërguar në qendrën e mbajtjes, zyrtarët policor të stacionit të Lipjanit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të tij.”, bëri të ditur Policia.

Back to top button