Kërkohej për grabitje, ekstradohet R.K., nga Britania e Madhe për në Kosovë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, njofton se sot ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar R.K. nga Britania e Madhe për në Kosovë.
I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritete e Britanisë, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, për veprat penale “Grabitje” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë, njofton PK.
“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre Britanike”, vijon njoftimi.
“I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, përfundon njoftimi.