Kërkohet caktimi i masës së paraburgimit ndaj B.G, keqpërdori pozitën zyrtare

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit B.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ”Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe ”Falsifikimi i dokumenteve”.
”Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, në periudhën kohore në mes viteve 2018-2020, në Malishevë, pikërisht në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare, me qëllim të përfitimit për vete ose personin tjetër, dhe duke i shkaktuar dëm personit tjetër. Gjate kësaj periudhe kohore te lartcekur, janë hasur parregullsi dhe shkelje ligjore në gjithsejte 623 raste të regjistruara, me ç’rast, buxhetit të Kuvendit Komunal të Malishevës i ka shkaktuar dëm material me shumën rreth 6000 euro”, është bërë e ditur në komunikatë.
Po ashtu, me datë, kohë e vend të njëjtë, i  dyshuari B.G., për të përfituar për vete, përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit të tij.
Ndërkaq, i pandehuri  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 08 korrik 2021./21Media

Back to top button