Kërkohet dënim më i madh për vrasësin e Zejnepe Berishës

Është mbajtur  protesta kundër vendimi mbi dënimin që i është dhënë Nuhi Berishës për vrasjen e gruas së tij

Aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nëpërmjet një proteste kërkuan që vendimi mbi dënimin që i është dhënë Nuhi Berishës, vrasësit të Zejnepe Bytyqit-Berishës të rishikohet, pasi që një vendim i tillë nuk mund të pranohet as nga shoqëria civile dhe e aq më pak nga familjarët e viktimës.

Përfaqësuesja e Rrjetit të Grave, Adelina Berisha, tha se për vepra të tilla dënohen edhe me burgim të përjetshëm.

Kurse, Hajrie Berisha, motër e Zejnepe Berishës, tha se këtë dënim prej 12 vitesh është shumë i vogël dhe si i tillë nuk mund të pranohet. Sipas saj, dënimi është dashtë të jetë shumë më i madh.

Nëna e Zejnepës, Salihe Bytyqi tha se vajza e saj Zejnepja për 16 vite është ballafaquar me dhunë prej burrit të saj.

Ajo tregoi se e bija i kishte ardhur në shtëpi ndonjëherë edhe e përgjakur nga bashkëshorti.

Kujtojmë se  në mbrëmjen e 23 tetorit të vitit 2015 në shtëpinë e tij Nuhi Berisha duke përdorur një thikë e privoi nga jeta bashkëshorten e tij Zejnepe Berisha.

Back to top button