Kërkohet heqja e taksës prej 18% të produkteve menstruale
Para hyrjes së qeverisë janë vënë produkte menstruale, lecka me ngjyrë të kuqe.
Organizatorja e këtij aksioni, Leonita Molliqaj tha se një aksion i tillë po realizohet për t’i bërë me dije qeverisë se varfëria menstruale ekziston.
“Sot jemi mbledh me një aksion simboli për me kundërshtu taksën oprej 18% për produktet menstruale.
Kosova ka mbi 800 mijë vajza dhe gra në popullatën e përgjitshme, mbi 600 mijë prej tyre i takojnë grup moshës 10 deri në 54 vjet, nëse e llogarisim numrin total të graver që kanë menstruacione me vlerën mesatare të shpenzimeve mujore që është dikund deri në 3 euro i bie që gratë e Kosovës shpenzojnë mesatarisht rreth 21 milionë euro në vit për blerjen e produkteve menstruale prej tyre 3 milionë euro shkojnë për tvsh.”, tha Molliqaj nga organizata “Qika”
Sipas saj blerja e produkteve menstruale është një barrë që rëndon mbi gratë padrejtësisht.
“Për shkak të kushteve të rënduara ekonomike shumë gra nuk mund të përballojnë blerjen e pecetave, andaj në pamundësi të blerjes së tyre ato detyrohen të përdorin materiale të pasigurta për shëndetin e tyre.”, deklaroi Molliqaj.
Tutje ajo shtoi se në Kosovë nuk ka pasur asnjë iniciativë për të zbutur varfërinë menstruale,
“Përkundrazi produktet mensruale taksohen me 18% si produkte luksi. Shteti po i takson gratë për diçka që është krejtësisht jashtë kontrollit tyre. Higjiena menstruale nuk është zgjedhje dhe nuk duhet me u taksu, pasojat e këtij taksimi prekin gratë drejtpërdrejt e sidomos ato nga familjet e varfëria që janë të goditura nga kjo taksë. Në thelb kjo taksë është seksiste sepse ne po taksohemi për menstruacionet tona, pra taksë vec pse jemi gra. “, përfundoi Molliqaj.