Kërkohet paraburgim ndaj serbit të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Prokuroria Speciale, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Lj.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale:
– bashkim për veprimtari kundërkushtetuese,
– rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare,
– pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm,
– sulm ndaj personit zyrtar.
Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri Lj.M. dyshohet se më 29.05.2023,para objektit të komunës së Zveçanit, në bashkëkryerje edhe me të dyshuar të tjerë ka sulmuar me gurë, bombë molotov dhe armë pjesëtarët e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarët që kanë raportuar për ngjarjen.
“Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe bastisjes në shtëpinë e të pandehurit, janë siguruar prova materiale si një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një maicë me mbishkrim me motive nacionaliste, me të cilat, konfirmohen veprimet inkriminuese e
Prokuroria Speciale, garanton qytetarët e vendit, se mbetet e përkushtuar në hetimin e plotë dhe ndjekjen e të gjithë kryerësve të këtyre veprave penale.”, thuhet në njoftim./21Media