Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm seksual ndaj një të miture

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme Prokurori i Shtetit nga Departamenti për të Mitur, ka ndaluar personin me inicialet H.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” ndaj një të miture.
Po ashtu, sot nga Prokurori i Shtetit është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në gjykatën kompetente, për veprën penale të lartcekur.
“Ndaj këtij rasti, prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, bëhet e ditur në njoftimin nga Prokuroria Themelore Prishtinë.​/21Media

Back to top button