Kaloni te përmbajtja kryesore

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve për sulmin ndaj kryetarit të Pejës

30 ditë paraburgim është kërkuar ndaj dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Prokurorja e rastit Arlinda Nallbani-Gacaferri ka thënë për portalin rtv21.tv se është bërë kërkesa për caktimin e një muaji paraburgim ndaj të dyshuarve.

“Konfirmoj se brenda afatit ligjor, pranë Gjykatës kemi paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve D.L dhe K.L. Kërkesa është bazuar në provat të cilat i posedojmë dhe e njëjta ështe paraqitur për tri bazat: rreziku i arratisjes, ndikimi në dëshmitarë dhe rreziku i përsëritjes”, ka thënë Nallbani-Gacaferri për portalin rtv21.tv.

Në Pejë po mbahet seanca për caktimin e masës ndaj të dyshuarve.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar fizikisht të shtunën në Qendrën e Zejtarëve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button