Kërkohet paraburgim për babain që dhunoi seksualisht vajzat e tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë, kërkoi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Dhunimi në vazhdimësi”, dhe “Sulm seksual”.
Prokuroria njofton se në muajin korrik të vitit 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F.K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij të mitur, E.K. Me këto veprime ka kryer veprën penale ”Dhunimi në vazhdimësi”
Gjithashtu, në muajin shtator të vitit 2020, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, tenton me forcë ta prek të dëmtuarën e mitur, vajzën tjetër të tij A.K. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
Ndryshe, i pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 07 shkurt 2022./21Media

Back to top button