Kërkohet paraburgimi për të dyshuarën që mashtroi për termine me viza

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga të dyshuarës për mashtrime me termine për viza pune jashtë vendit.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, pranë gjykatës kompetente ka paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurës A.B., e cila dyshohet se ka mashtruar qytetarë kinse për t’iu siguruar termine për viza pune jashtë vendit.”, ka thënë Ulaj.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se njëjta ka qenë e ndaluar me aktvendim mbi ndalim nga Prokurori i Shtetit, më 29.07.2024./21Media

Back to top button