Kërkohet që të caktohet data e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së

 

Prokurori i specializuar ka kërkuar nga Gjykata që të caktojë një datë të gjykimit jo më vonë se shtatori i vitit 2021 ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi,

Këta të fundit para disa ditëve janë drejtuar në Gjykatën e Apelit të Dhomave të Specializuara për ta kërkuar lirimin me kusht nga paraburgimi.

Prokurori ka bërë të ditur që edhe në konferencën e dytë, puna e prokurorisë lidhur me këtë çështje parashikohet të vazhdojnë në të ardhmen e afërt, por kjo nuk duhet të shihet si pengesë që gjyqtari të caktojë ditën e gjykimit në këtë çështje.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë që propozimin me fakte për këtë çështje do të jetë në gjendje të ia ofrojë mbrojtjes nga fundi i këtij muaji. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikatë të publikuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës.

Ndryshe, më 11 shkurt pritet të mbahet konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit në Hagë.

Konferenca pritet të nis në ora 11:00, kurse, siç thuhet në faqen zyrtare të DHSK-së, përveç nëse specifikohet ndryshe, seancat publike transmetohen përmes internetit me një vonesë prej 45 minutash.

Back to top button