Kërkohet shkarkimi kryetarit dhe nënkryetarit të Odës së Avokatëve

 

Kryetarët e tri degëve regjionale të Mitrovicës, Prishtinës dhe Pejës, që janë anëtar të Odës së Avokatëve të Kosovës, kanë propozuar që si pikë e rendit të ditës në Kuvendin e Punës së këtij institucioni që po mbahet sot, të jetë edhe shkarkimi i kryetarit dhe nënkryetarit të Odës së Avokatëve.

Oda e Avokatëve të Kosovës janë mbledhur në një ambient hotelier jashtë Prishtinës ku edhe janë duke e mbajtur Kuvendin e Rregullt të punës.

Si pika të rendit të ditës së këtij Kuvendi do të jetë raportimi për aktivitetet e OAK-së për vitin 2020, shqyrtimi i raportit të auditmit financiar dhe raportit të Këshillit Mbikëqyrës për vitin 2020 si dhe shqyrtimi i propozim buxhetit të OAK-së për vitin 2021.

Mbledhja është duke vazhduar me zgjedhjen e kryesisë së punës për këtë Kuvend, dhe nuk dihet ende nëse do të përfshihet ndër pikat e rendit të ditës edhe kërkesa e kryetarëve tri degëve regjionale të Mitrovicës, Prishtinës dhe Pejës, që propozuan shkarkimin e kryetarit dhe nënkryetarit të Odës së Avokatëve.

Me votim të hapur delegatët e Kuvendit zgjodhën Kryesinë e Punës së këtij Kuvendi që do të udhëhiqet nga avokatët: Fadil Sinani, Nadire Hoxha, Fanol Krasniqi dhe Avni Leci./kallxo

Back to top button