Kërkohet siguri për punëtorët e pylltarisë
Reagimi i Sindikatës për vdekjen e inspektorit
Mbrëmë rreth orës 21:50 në afërsi të Liqenit të Badovcit është gjetur trupi i pa jetë i inspektorit të pyllit të Komunës së Prishtinës.
Në trupit e viktimës ka pasur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Sindikata e Pavarura e Pylltarisë së Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për kushtet e vështira të punës me të cilat po ballafaqohen punëtorët e pylltarisë, dhe rrezikun që i kanoset atyre çdo ditë në vendin e punës.
Sindikata ka shprehur keqardhje të thellë për rastin, duke u bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin hapa konkrete që këta punëtorë të kenë mbrojtje dhe siguri në punë si dhe sa më shpejtë të zbardhet rasti në fjalë./21Media