Kërkohet t’i bëhet presion Serbisë të tregoj vendndodhjen e personave të pagjetur 

Të pagjeturit

Familjarë të personave të pagjetur kanë vendosur kurora lulesh sot pranë obeliskut të personave të zhdukur në sheshin e Prishtinës. Ata kanë kërkuar që ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që kjo e fundit të tregojë se ku ndodhen më të dashurit e tyre të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se në negociata Serbisë t’i vihet kusht zbardhja e fatit të të pagjeturve./21Media

Back to top button