“Kërkojmë drejtësi jo hakmarrje”, Berat Hajdari: Jemi mbledhur në Shkup për një kauzë që na dhemb

Anëtari i Këshillit Organizativ nga protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që gjykohen në Hagë, Berat Hajdari tha se mbledhja e stome është për kauzën që dhemb e prekë zemrën e identitetin, përcjell TV21.

Hajdari tha se nuk po mohojnë ligjin e as nuk po kundërshtojnë drejtësinë, por po kërkojnë që ligji të jetë i barabartë dhe historia mos të shtrembërohet.

Nuk jemi këtu për ta mohuar drejtësinë, përkundrazi jemi këtu për ta kërkuar drejtësinë. Nuk jemi për të kundërshtuar ligjin, por për t’i kujtuar botës se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Nuk jemi për përplasje, por për të thënë me zë të lartë se historia nuk guxon të shtrembërohet, se lufta jonë e drejtë nuk guxon të baltoset”, tha Hajdari.

Back to top button