Këshilla për të përballuar vapën

 
Vera, për shumë njerëz, është koha më e bukur e vitit, pasi shoqërohet me pushime, diell dhe det. Pavarësisht nga bukuria e sezonit, zakone të ndryshme të tilla, si orë të gjata në det dhe aktivitet nën temperatura të larta, shpesh janë përgjegjëse për lodhjen e shpejtë dhe rraskapitjen.
Në fakt shpesh, këto efekte anësore rezultojnë në ulje të performancës mendore dhe fizike dhe natyrisht në përkeqësim të cilësisë së pushimeve tona, shkruan revista mjekësore “YgeiaMou”.
Por pse po ndodh kjo?
Një arsye thelbësore është ulja e metabolizmit. Trupi ynë tenton të zvogëlojë shpejtësinë e tij të prodhimit të energjisë, në mënyrë që të përshtatet me nxehtësinë.
Me fjalë të tjera, është një proces normal adaptimi për mbijetesën tonë .Prandaj, kur duhet të jemi aktivë, shkalla e ulët metabolike e trupit tonë nuk është aleati ynë, kështu që ndihemi të lodhur, pa fuqi. Në të njëjtën kohë, humbja e shtuar e lëngjeve për shkak të djersitjes, prish ekuilibrin e elektroliteve, duke shkaktuar lodhje.
Së fundmi, temperaturat e larta ndikojnë në oreks, duke çuar kështu në marrjen e zvogëluar të lëndëve ushqyese, kryesisht vitamina, minerale, gjë që shkakton mosfunksionimin e metabolizmit dhe shfaqjen e lodhjes.
Këshilla për rritjen e energjisë:
1. Mos harroni mëngjesin
Studime të shumta kanë theksuar rëndësinë e vaktit të parë të ditës për rritjen e energjisë, duke ndihmuar kështu në përqendrimin mendor dhe përmirësimin e humorit .
Sigurohuni që të keni me vete ushqime të shëndetshme, sepse ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të glukozës gjatë gjithë ditës, duke zvogëluar gjasat e hipoglikemisë.
Frutat, kosi me arra dhe mjaltë, perimet apo edhe një grusht arra janë zgjedhja ideale për verën.
2. Hidratohuni vazhdimisht
Mos prisni të jeni të etur për të pirë ujë. Pra, sigurohuni që të keni me vete një shishe ujë dhe ta pini rregullisht, veçanërisht gjatë orëve të nxehta të ditës.
Mos harroni se frutat, perimet, pijet freskuese, lëngjet dhe gjithçka që përmban ujë në përbërjen e saj gjithashtu hidratojnë.
Si përfundim, ushqimi i duhur , hidratimi adekuat dhe mbrojtja nga dielli janë 3 pika esenciale, në mënyrë që ne të mund të shijojmë verën tonë, jo vetëm të sigurt, por edhe me gjallëri dhe energji.

Back to top button