Këshilli i Prindërve: Jo mësim të shtunave, jo mësim me zor

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka dalë sërish kundër zhvillimit të mësimit të shtunave.
Ata përmes një reagimi në rrjetet sociale kanë thënë se fundjava duhet të shfrytëzohet nga fëmijët dhe të rinjtë për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme e jo për mësim.
“Dy ditë për rifreskim të mendjes e trupit, çlodhje e pushim. Dhe të gjitha këto, si parakusht, që java vijuese të mund të jetë sa më produktive në shkolla.Këshilli i Prindërve iu uron të gjithë fëmijëve fundjavë të suksesshme, përplot kënaqësi e argëtim! Mirëpresim mbështetjen e institucioneve për aktivitete jashtëshkollore! JO mësimit të shtunave, JO mësimit me zor! Fëmijët kanë të drejta – Obligohemi t’i mbrojmë!:,, thuhet ndër tjerash në reagim.
Mbi 70 për qind e nxënëseve nuk kanë qenë pjesë e procesit mësimor të shtunën e kaluar. Sindikata e Arsimit dhe Këshilli i Prindërve janë shprehur kundër kompensimit të orëve sipas kalendarit të ri./21Media

Back to top button