Këshilli i Prindërve kërkon pushim në fillim të janarit për nxënësit

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që pushimi për nxënësit i caktuar të mbahet nga 27 janari e deri më 2 shkurt të vitit 2023, të mbahet më 4,5 dhe 6 janar, por kjo kërkesë iu është refuzuar nga Ministria e Arsimit.
Kështu ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi.
Sipas tij, arsyetimi i ministres Arbërie Nagavci ua ka refuzuar kërkesën, duke dhënë arsyetime procedurash administrative.
“Shkollat do të jenë të hapura prej 4 janarit 2023 dhe mësimdhënësit do të detyrohen të jenë në shkolla në ato ditë pune. Andaj mungesa e nxënësve vetëm jua komplikon proceset mësimdhënësve dhe menaxhmentit të shkollave, për çka nuk kemi qenë asnjëherë të interesuar”, ka shkruar Demi./21Media

Back to top button