Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës bëri thirrje për gjendje të jashtëzakonshme

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës bëri thirrje të mërkurën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin, me përjashtim të rajoneve pro-sepratiste të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore.
Gjendja e jashtëzakonshme fillimisht do të zgjaste 30 ditë dhe do të rritë kontrollet e dokumenteve dhe automjeteve, ndër masat e tjera, transmeton rtv21.tv.
Rekomandimi i këshillit kërkon miratimin parlamentar përpara se të hyjë në fuqi./21Media

Back to top button