Këshilltarja e Jahjagës thotë se ish-presidentja nuk u ftua në Forumin për Gratë, presidenca e mohon

Belona Hajdari këshilltare e ish Presidenes së Kosovës, Atifete Jahjaga  ka thënë se Jahjaga nuk është ftuar në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Presidentja Jahjaga këtë vit nuk ka pranuar ftesë për Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë . Ju faleminderit për interesimin dhe ju urojmë një ditë të mbarë.”, ka thënë Hajdari.

Në anën tjetër Bekim Kupina , shef i kabintetit të presidentes Vjosa Osmani ka thënë për RTV21 se  Jahjaga është ftuar në këtë forum.

“Ftesa i është dërgu ekipit të saj. Por, kanë kërku ftesë të personalizuar”, ka thënë Kupina. /21Media

 

Back to top button