RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Këshilltari i Kurtit i reagoi opozitës pas akuzave për korrupsion në Qeveri
🇽🇰 Kosova

Këshilltari i Kurtit i reagoi opozitës pas akuzave për korrupsion në Qeveri

Në raportet e fundit ndërkombëtare, si ai i Departamentit të Shtetit dhe i “Freedom House” përmendet korrupisoni qeveritar. Pas këtyre ka reaguar opozita duke thënë se po vërtetohen pohimet e tyre. Li

nga B G25 prill 202425 prill 2024

Në raportet e fundit ndërkombëtare, si ai i Departamentit të Shtetit dhe i “Freedom House” përmendet korrupisoni qeveritar.

Pas këtyre ka reaguar opozita duke thënë se po vërtetohen pohimet e tyre.
Lidhur me këtë ka reaguar Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai në Facebook ka postuar një raport për progresin e demokracisë në Kosovë 2014-2023, duke e vënë në pah periudhën ku lëviz Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas, këshiltarit të Kurtit, opozita duke propaganduar po dëshiron të mbetet në garë elektorale.

“Pasi populli i largoi nga pushteti për kapje të shtetit dhe zhytje në korrupsion, ata duan që qeveria Kurti të jetë medoemos e korruptuar ashtu që ta shohin vetën sërish në garë. Kjo është për keqardhje pasi duhet të jesh vërtetë në gjendje të mjerueshme që të urosh që qeveria të jetë e korruptuar për t’ia sheshuar garën vetës”.

“Retorika e tyre alarmiste mbi korrupsionin në qeveri nxjerrë në pah një realitet edhe më të hidhur: ata e pranojnë se janë të korruptuar dhe shpresojnë se, nëse bëjnë shumë propagandë dhe gjuajnë baltë shumë, dikush do të mashtrohet e dikë do ta përlyejnë. Me pronto, me shpronësime, me blerje tokë 1 euro ari, me centimetrat e munguara të asfaltit, me gurthyes, me villa nëpër bjeshkët e Kosovës, me homologime, me punësime familjare, me kapje të drejtësisë, me licensa për miniera e deri te vjedhja në tenderët e përmendoreve, patën arritë që në vitin 2018 termin ‘kapje e shtetit’ ta fusnin edhe në raportin zyrtar të Parlamentit Evropian. Çirrmat vijnë nga humbja e kontrollit dhe e privilegjeve”, ka shkruar Zulfaj.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

4 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë