Këshilltari Special i DASH tregon në detaje se çfarë biseduan për targat

Këshilltari Special i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet dha detaje se çfarë bisedoi në me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përkundër këtij të fundit që nuk e komentoi në detaje se çfarë u diskutua në këtë bisedë telefonike.
Chollet përmes një postimi në rrjetet sociale tregoi se temë kyçe e bisedës ishte shmangia e eskalimit të situatës dhe shtyrja e vendimit për targa.
“Ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrja e gjobave të targave, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në normalizim Dialogu me Serbinë = rruga më e mirë për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, njoftoi Derek Chollet.
Ndryshe nga Chollet, kryeministri Kurti nuk ka përmendur detaje fare çështjen e targave përveç se tha që në bisedë u diskutua se njohja e ndërsjellë duhet të jetë në qendër të marrëveshjes së normalizimit me Serbinë. hyrjen e afatit për gjoba,.
“Një bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nën-sekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshje të plotë të normalizimit me Serbinë me njohjen e ndërsjellë në qendër, me përqendrim në gjendjen e sigurisë në Kosovë bashkë me sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurti pas telefonatës me Chollet.
Spoke with Kosovo PM @albinkurti on avoiding further escalation: postpone license plate penalties, keep the door open to Kosovan Serbs’ return to institutions, and focus on normalization Dialogue with Serbia = best path to advance Kosovo’s European & Euro-Atlantic integration.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) November 19, 2022
Kjo është hera e dytë që Chollet e telefonon Kurtin brenda një kohe të shkurt, për të biseduar për targat.
Ndryshe, nga data 1 nëntor, të gjithë pronarëve të veturave me targa serbe në Kosovë, po u shqiptohet masë masë e qortimi me kërkesë për t’u drejtuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve. Ndërsa nga 21 nëntori sipas vendimit të Qeverisë, do të fillojë aplikimi i gjobave ndaj veturave që nuk i kanë konvertuar targat në RKS./21Media

Back to top button