Këshilltari tregon pse Bislimi nuk shkoi të raportojë para Komisionit për Integrim Evropian

(Lajm i përditësuar)
Mbledhja e paraparë për raportim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, nuk u mbajt për shkak se nuk pati kuorum. Kështu tha për RTV21 Klisman Kadiu, këshilltar i Bislimit.
“Jo sepse nuk shkoi zëvendëskryeministri Bislimi. Ai pikërisht nuk ishte prezent, sepse nuk kishte kuorum. Zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka refuzuar asnjëherë të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian”, tha Kadiu.
Nuk shkon Bislimi, dështon mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian
PDK, LDK dhe AAK kanë adresuar një varg kritikash ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, siç thanë për izolimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Pas dështimit të mbledhjes së Komisionit për integrime, ku mungoi Bislimi, deputetet e tri partive opoziare, Blerta Deliu nga PDK, Rrezarta Krasniqi nga LDK, dhe Time Kadrijaj nga AAK thanë se ai dhe Kurti i kanë sjell vetëm sanksione Kosovës për shkak të politikave të gabuara.
“Sot e pamë që kjo ka qenë e qëllimshme pasi nuk ishin prezentë as deputetët e pozitës. Qëllimi i takimit ka qenë që Bislimi të tregojë në lidhje me sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, sepse ne si komision ende nuk e kemi listën e projekteve për IPA dhe në bazë të rregullores zëvendëskryeministri do duhej ta sillte listën e projekteve. Po shihet serioziteti i kësaj Qeverie. Ai do të duhej të vinte të na tregonte për takimin në Bratislavë, një takim që do duhej të ndodhte në Bruksel dhe jo atje”, tha Rrezarta Krasniqi kryetare e Komisionit për Integrim Evropian.
Bislimi mungon, opozita vendos foto në sallë
Dështoi të mbahet mbledhja e komisionit parlamentar për Integrim Evropian ku kishte për të raportuar zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Deputetët e PDK-së vendosën disa fotografi të tij, duke hedhur shishe në seancën e javës së kaluar.

Bislimi sot raporton para komisionit parlamentar për integrim evropian
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, sot do të raportojë para komisionit parlamentar për Integrim Evropian.
Raportimi pritet të fillojë në orën 09:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA