Këshilltarja e Osmanit i kërkon falje Ganimete Musliut
Këshilltarja e presidentes Osmani, Rejhan Vuniqi ka telefonuar deputeten e PDK-së, Ganimete Musliun për t’i kërkuar falje se kishte pëlqyer një koment në të cilën ofendohej deputetja.
Vuniqi ka thënë se pëlqimi i komentit në rrjetin social Instagram ishte aksidental.
“Dua të sqaroj menjëherë se ky pëlqim ishte aksidental dhe kurrsesi i qëllimshëm, ndërsa besoj se përdoruesit e këtij rrjeti social mund ta kuptojnë më së miri një situatë të tillë. Sapo e kam parë lajmin, menjëherë e kam telefonuar deputeten Ganimete Musliu dhe i kam kërkuar falje për këtë veprim aspak të qëllimshëm”, ka shkruar Vuniqi në Facebook.
Ajo tutje ka thënë se i vjen keq për këtë situatë, teksa ka përsëritur se “kurrë nuk do ta falë e as s’e kam mbështetur ndonjëherë këtë gjuhë denigruese apo çfarëdo sjellje të ngjashme”./21Media