Kaloni te përmbajtja kryesore

Kështu pritet të ndahen ulëset në Kuvend sipas Cakollit

Eugen Cakolli nga “Demokracia n’Veprim” ka publikuar një infografikë rreth asaj se si do të jetë përbërja e Kuvendit të Kosovës, bazuar në projeksionet aktuale të rezultateve.

Sipas infografikës, VV pritet të ketë 48 ulëse, PDK 25 ulëse, LDK 20 ulëse dhe AAK 8 ulëse.

Megjithatë, Cakolli ka theksuar se votat e mërgatës dhe ato me kusht mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandatave.

“Megjithatë, rreth 100 mijë vota nga jashtë vendit dhe vota me kusht mbeten ende për t’u procesuar. Bazuar në trendet e zgjedhjeve të vitit të kaluar, ato mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandateve”, ka shkruar Cakolli.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button