“Këta 10 muaj punë kanë pasë peshën gati sa një mandat i plotë i të tjerëve që kanë qeverisur në Podujevë”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës dhe njëherësh kryetar aktual i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, sonte në RTV21 tha se për 10 muaj punë, janë relalizuar një numër i madh i projekteve.
“Bile nganjëherë krijohet përshtypja që këto 10 muaj të punës sonë, të angazhimit tonë në Podujevë, ndoshta kanë pasë peshën ndoshta sa 1 mandat i plotë i të tjerëve që kanë qeverisur”, tha Bulliqi, shkruan rtv21.tv

Të dielën (14 nëntor), në komunën e Podujevës do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku në balotazh janë Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, Shpejtim Bulliqi i LVV ka marrë 44.16% të votave, ndërsa Ekrem Hyseni i LDK-së 44.20% të votave./21Media

Back to top button