Këta janë artistët e njohur që do të performojnë në “Easy Shqip”, koncertin më të madh shqiptar në Gjermani
“Easy Shqip” është koncerti më i madh shqiptar, i cili më 24 shtator do të mbahet në Gjermani.
I pyetur se pse “Easy”, Flakron Zhitia sonte në kuadër të emisionit “21 Gradë” të RTV21 tha se është shumë lehtë të mblidhen dhe kënaqen shqiptarët.
Ai u shpreh se “Easy Shqip” do të mbahet në Lanxess Arena në Köln.
Zhitia tregoi se janë mbi 12 artistë të estradës shqiptare që do të këndojnë në koncert.
Ledri Vula, Elavana Gjata, Dhurata Dora, Lyrical Son, janë vetëm disa nga artistët që do të këndojnë në “Easy Shqip”.
Ndryshe, ky është edicioni i parë i “Easy Shqip”./21Media