“Këta janë fëmijë të aerokremave”, Canaj për anëtarët aktualë të PDK-së e LDK-së

Në emisionin “Click” në RTV21 u zhvillua debat mes analistëve në lidhje me kontributin e partive PDK dhe LDK në shtetndërtimin e Kosovës.
Analisti Blerim Canaj vlerësoi se kontributi nga LDK-ja dhe PDK-ja është bërë kur në krye të tyre kanë qenë njerëz të tjerë, duke iu referuar Ibrahim Rugovës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, derisa për anëtarët aktualë të këtyre partive pati një vlerësim tjetër.
“Këta janë fëmijë të aerokremave që janë ardhur aty me shpresën që një gjeneratë tjetër ndoshta del e mirë, por kanë dështuar. Këta janë gjenerata e aerokremave”, tha ai./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?