Këtë muaj organizohet turneu memorial “Fadil Vokrri” në futsall

Nga data 23 deri më 30 dhjetor FC Prishtina Futsal organizon turneun memorial “Fadil Vokrri” i cili do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Edicioni i pestë është planifikuar që të ketë në program kategori të ndryshme, duke qenë gjithëpërfshirës për të gjitha grupmoshat.

Në turne do të marrin pjesë: Shkollat e Futbollit të licencuara nga FFK me kategoritë, U13, U15 dhe U17, gjithashtu këtë vit në formë gare do të jenë të pranishme Liga e Veteranëve e licencuar nga FFK si dhe në natën finale mediat kosovare e skuadrat me Syndron Down.

Ndeshjet do të drejtohen nga tre gjyqtarët e FFK-së që kanë stemën e FIFA-së.

Back to top button