Këtë të diel akrepat lëvizin një orë pas
Këtë të diel akrepat e orës do të lëvizin një orë pas, kështu duke na dhënë një orë shtesë gjumë.
Si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.
Të dielën më 31 tetor akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00.
Më 2019, Komiteti për Transport i Evropës votoi për t’i dhënë fund këtij ndryshimi në Bashkimin Evropian dhe ndryshimet priteshin të futen në fuqi këtë vit. Por, anëtarët e BE-së ende nuk kanë rënë dakord për këtë plan dhe gjërat kanë ndryshuar. Pandemia dhe Brexit konsiderohen fajtorë për këtë vonim./21Media