Këto janë 5 simptomat e Omicron që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Dr Amir Khan zbuloi simptomat me të cilat vuajnë shumica e pacientëve të infektuar me variantin e ri Omicron.
Mjeku ka paralajmëruar se Omicron ka pesë simptoma të dallueshme për të cilat duhet të keni kujdes.
Dr Amir Khan tha se simptomat e Omicron, nga mjekët që po kujdesen për pacientët me Omicron në Afrikën  e Jugut, tregojnë këto pesë simptoma të reja.
Duke folur për “Lorraine”, ai shpjegoi: Një fyt i gërvishtur, dhimbje të lehta muskujsh, lodhje ekstreme, një kollë e thatë dhe djersitje gjatë natës.
Të dhënat që vijnë nga Afrika e Jugut tregojnë gjithashtu se dhimbja e shpinës është një tjetër simptomë, transmeton rtv21.tv.
Është e rëndësishme që nëse mendoni se keni Covid, atëherë të bëni një test dhe të izoloheni në mënyrë që të ndaloni përhapjen e virusit.
Të dhënat e publikuara për 78,000 raste të Omicron në Afrikën e Jugut zbuluan se sëmundja është ‘më e butë’.
U zbulua gjithashtu se Omicron po shkakton 23% më pak shtrime në spital se Delta, e cila është ende dominuese në MB, por së shpejti do të merret përsipër nga Omicron./21Media

Back to top button