Këto janë dokumentet që duhet plotësuar për udhëtim pa viza nga 1 janari

Me 1 janar kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në zonën shengen. Lidhur me këtë Integrimi Evropian i Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar se cilat dokumente duhen për të udhëtuar pa viza.

Në mesin e dokumenteve që duhet plotësuar për udhëtim përmenden edhe informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit, dhe biletën kthyese të udhëtimit.

Po ashtu duhet të paraqitet edhe dëshmi se qytetarët kanë mjaftueshëm mjete financiare në bankë.

Dokumentet që Integrimi Evropian i Kosovës i ka publikuar i gjeni më poshtë:

Pasaportë biometrike (e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen )

Informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit;

Dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit/apartmenit apo kontaktet e të afërmve ku do të qëndroni;

Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese;

Nëse udhëtohet me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës, përfshirë kartonin e gjelbërt;

Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare./21Media

Back to top button