Këto janë ndeshjet e sotme në La Ligën spanjolle

La Liga spanjolle vazhdon sot me xhiron e 20 të këtij sezoni, ku do të kemi tri ndeshje interesante.
Mbrëmë kjo garë iu rikthye aksionit me disa rezultate interesante, ku Getafe e mposhti me rezultat minimal 1:0 Real Madridin, njëjtë sikurse Barcelona që e mposhti Mallorcan.
Ndërkaq, programin e sotëm do ta hap ndeshja mes Villarrealit dhe Levantes, e cila fillon nga ora 19:00, kurse ndeshja e fundit do të jetë ajo mes Cadizit dhe Sevillas, takim ky që zhvillohet me fillim nga ora 21:15.
Momentalisht, tabelën e La Ligas e kryeson Real Madridi me 46 pikë, tetë sosh më shumë se Sevilla që zë vendin e dytë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara. Top 4 e mbyllin Real Betisi me 33 pikë, dhe Atletico Madridi me 32 sosh.
Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Alaves me 16 pikë, Cadiz me 14 sosh dhe Levante me vetëm tetë pikë të arkëtuara.
Programin e plotë të ndeshjeve e gjeni më poshtë.
19:00 Villarreal – Levante (Stadiumi La Ceramica)
21:00 Osasuna – Athletic Bilbao (Stadiumi El Sadar)
21:15 Cadiz CF – Sevilla (Stadiumi Nuevo Mirandilla./kp

Back to top button