Këto janë planet e Kroacisë për ndeshjen kundër Italisë

Nuk është vetëm Italia që po planifikon ndryshime për ndeshjen vendimtare të EURO 2024 të hënën, pasi Kroacia mund të startojë me Mario Pasalic të Atalantas dhe ish-lojtarët e Interit, Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic t’i vendos në bankën rezervë

Ndeshja e Grupit B, apo ndryshe “Grupit të Vdekjes” fillon në Leipzig të hënën në orën 21:00.

Spanja e ka fituar tashmë grupin falë fitores 1:0 ndaj Italisë, por një pikë do të mjaftonte për t’i dërguar “Azzurrët” në vendin e dytë.

Kroacia ishte e treta në Kupën e Botës 2022, por pati një fillim të mjerueshëm në këtë turne pasi humbi 3:0 ndaj Spanjës dhe më pas barazoi 2:2 me Shqipërinë.

Trajneri Zlatko Dalic është i detyruar të bëjë ndryshime për atë që bëhet një ndeshje e domosdoshme kundër Italisë. Në mesin e lojtarëve që përflitet se do të futen në formacionin fillestar është mesfushori sulmues i Atalantas, Pasalic, pasi ish-veterani i Interit, Brozovic mund të shkojë drejt pankinës. Pasalic zëvendësoi Brozovic në pjesën e parë në ndeshjen e dytë.

Një tjetër ish-lojtar i Interit është Perisic, i cili ishte zëvendësues kundër Spanjës dhe nisi me Shqipërinë si mbrojtës i majtë.

“Sky Sport Italia” sugjeron se Josko Gvardiol mund të rikthehet në krahun e majtë si në ndeshjen e Spanjës, pasi është përdorur në qendrën e mbrojtjes kundër Shqipërisë.

Në mes, mbrojtësi i Leçes, Marin Pongracic, ka të ngjarë të jetë titullar.

Problemet e tyre janë në sulm, ku si Bruno Petkovic ashtu edhe Ante Budimir luftuan për të përfunduar rastet. Në vend të kësaj, talenti 21-vjeçar i RB Salzburg, Luka Sucic, mund të prezantohet në një rol trequartista për të përsëritur efektivisht formacionin 4-2-3-1 të Italisë dhe jo atë të zakonshëm 4-3-3.

Back to top button