Këto janë të gjitha masat e reja të votuara nga Qeveria

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendimi për miratimin e masave të reja antiCovid-19.
Në mesin e masave të reja është është heqja e orës policiore.
Gastronomisë i lejohet puna me orar të plotë, me obligimin që të kontrollohet dëshmia e vaksinimit.
Nga 7 marsi lejohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve dhe dasmave.
Në Kosovë mund të hyjnë personat të cilët kanë certifikatën e vaksinimit për vaksinim të plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Johnson&Johnson që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit.
Me miratimin e masave të reja në Kosovë mund të hyjnë edhe personat që janë të vaksinuar vetëm me një dozë të vaksinës dhe kanë një test PCR negativ për Covid 19.

Ditëve të fundit, në Kosovë ka rënë numri i rasteve me COVID-19. Aktualisht në vend janë 1696 raste aktive me COVID-19.
Të gjitha masat e reja i gjeni në këtë link./21Media
Back to top button