Këto janë vendet më të fundit që mbyllën hapësirën ajrore për avionët dhe linjat ajrore ruse

Tre vende të tjera evropiane njoftuan se do të mbyllin hapësirat e saj ajrore për avionët dhe linjat ajrore ruse në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

Gjermania tha se do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për avionët rusë nga ora 15:00 me orën lokale të së dielës, sipas një deklarate nga Ministria Federale për Dixhital dhe Transport.

“Më 27 shkurt 2022, Ministria Federale lëshoi ​​një njoftim për misionet ajrore (NOTAM) se avionëve dhe operatorëve rusë u ndalohej të fluturonin në dhe mbi hapësirën ajrore gjermane. Ndalimi vlen nga 27 shkurt 2022, ora 15.00. Fillimisht është i vlefshëm për tre muaj”, thuhet në deklaratë.

Ministria shtoi se fluturimet e ndihmave humanitare janë përjashtuar nga ndalimi.

Qeveria e Italisë tha në ”Twitter” se do të mbyllte hapësirën e saj ajrore për avionët rusë të dielën, pas një veprimi të ngjashëm.

Franca tha se do të mbyllë “hapësirën e saj ajrore për avionët dhe aeroplanët rusë nga kjo mbrëmje e tutje”.

Kështu u bë e ditur të dielën në ”Twitter” ministri francez i Transportit Jean-Baptiste Djebbari.

“Invazionit rus të Ukrainës, Evropa i përgjigjet me unitet total”, shtoi Djebbari./21Media

Back to top button