Këto janë vendimet që mori sot Qeveria Kurti

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike ka marrë një sërë vendimesh, në mesin e të cilave është edhe ai për marrëveshjen e Kredisë ndërmjet Kosovës dhe KfW për projektin Zhvillimi i Sektorit të Energjisë VII – Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit”, në vlerë 25.5 milionë euro.
Siç thuhet në një komunikatë për media, me anë të këtij vendimi i rekomandohet presidentes Vjosa Osmani që të autorizojë Ministrinë e Financave që të nënshkruajë marrëveshjen e kredisë.
Po ashtu është marrë vendimi për reduktimin e fondeve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe rritjen e fondeve nga granti qeveritar në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, është vendimi i parë që ka marrë miratimin në këtë mbledhje.
Sipas vendimit mjetet në vlerë prej 18 milionë euro, reduktohen në zero për shkak të mospranimit të fondeve të planifikuara nga burimi i financimit. Këto mjete kalojnë në nën-programin “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike”.
Është miratuar edhe vendimi për ndarje dhe kursime buxhetore në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore. Shuma totale e mjeteve të kursimeve buxhetore është 36.5 milionë euro, të cilat do të shpërndahen tek organizatat buxhetore sipas nevojave dhe kërkesave për mbulimin e shpenzimeve.

Back to top button